Whatsapp së shpejti do të kërkojë pagesë për këtë përdorim

15:54 / E diell, 05 Gusht 2018

“Whatsapp” është një ndër aplikacionet më të përdorur për të komunikuar. Së fundmi ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjitha bizneset, duke thënë se ka vendosur tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit.

Sipas autoriteteve përkatëse të “Whatsapp”, ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.

Gjithashtu bën të ditur edhe tarifat të cilat do të variojnë nga 0.5 deri në 9 cent, kjo në varësi të vendit përdorimit. Përfaqësues të kompanisë kanë shtuar se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një sms-je telefonike.

Ndërkohë aktualisht “WhatsApp Business” ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliardë njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas.

Njëkohësisht rrejti social “Facebook”, e cila zotëron edhe “Whatsapp” e “Instagram”, ka bërë të ditur se do të monitorojë sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë çdo ditë në aplikacionet e saj, për t’u ofruar përdoruesve mundësinë e vetë kontrollimit.

Kështu në këto aplikacione do të ofrohet opsioni për të zgjedhur limitin e përdorimit të tyre dhe përdoruesit do të njoftohen kur të jenë pranë atij limiti kohor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400