Zbulohet kodi sekret i Apple!

23:47 / E shtunë, 10 Shkurt 2018

 

Nga ekspertët është cilësuar si rrjedhja më e bujshme në histori e informacionit.

Një përdorues, i cili ka mbetur anonim, ka arritur të zbulojë së fundmi një komponent kyç të kodit burimor të iOS në GitHub.

Tashmë Apple e ka tërhequr kodin, por jo përpara se miliona përdorues ta shkarkonin atë. Apple u detyrua të përdorte “Aktin Për Mbrojtjen e të Drejtave Dixhitale të Autorit” për të hequr kodin duke konfirmuar se ka qenë i vërtetë, transmeton tch.

Kodi i përkiste iOS 9.3 dhe është publikuar në Pranverë të 2016-ës. Ai quhej iBoot dhe siç emri sugjeron kontrollonte procesin e “boot-up” sa herë që ndizni iPhone.

Ndërsa mund të konsiderohet si diçka e madhe, rrjedhja e informacionit është gjithashtu e rrezikshme në këtë rast. Situata është kaq e ndjeshme saqë Apple paguan deri në 200,000 dollarë ata që gjejnë probleme sigurie në kodin në fjalë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400