Zuckerberg bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

16:19 / E diell, 08 Korrik 2018

 

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit më të madh social “Facebook”, Mark Zuckerberg, tashmë zyrtarisht është njeriu i tretë më i pasur në botë, duke u renditur pas Bill Gates.

Zuckerberg i ka zënë vendin Warren Buffetit, i kompanisë “Berkshire Hathaway”, i njohur gjerësisht si investitor me portofol mjaft interesant si dhe një armik i teknologjisë kur bëhet fjalë për të investuar.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të kompanisë “Bloomberg”, përcjell Telegrafi, kjo ngjitje në renditje vjen pasi aksionet e Facebookut u patën rritje me 2.4 për qind dhe kjo është hera e parë në histori që të tre njerëzit më të pasur të botës e kanë bërë pasurinë e tyre në sektorin e teknologjisë.

Në vend të parë është Jeff Bezos, shefi i Amazonit, në vend të dytë Bill Gates, ish-themeluesi i Microsoftit dhe aktualisht në vend të tretë është Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook.

Aktualisht pasuria Zuckerbergut vlerësohet në 81.6 miliardë dollarë, ku e kaloi Buffettin, 87-vjeçar, me vetë 373 milionë dollarë më shumë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400