Aksident i rëndë afër Suharekës, pesë të vdekur, prej tyre tre fëmijë (Video)

16:29 / E diell, 08 Korrik 2018

 

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para një ore në rrugën Suharekë-Duhle, në vendin Biraqë, në afërsi të Suharekës, kur një veturë është përplasur me një autobus, me ç’rast pesë persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suhareke – Duhël ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kane humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka njoftuar Berisha, përmes një postimi në Facebook.

“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Berisha.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400