Aktori i njohur në emsionin e tij i cilëson serbët kriminelë dhe fajtorë për gjenocidin në Srebrenicë (Video)

11:44 / E martë, 06 Shkurt 2018

 

Në dokumentarin “Historia Rreth Nesh” në kanalin National Geographic të udhëhequr nga aktori i famshëm i Hollivudit Morgan Freeman(80),  janë nxjerrë pohimet se popullata serbe ishte fajtore për luftë në territorin e ish Jugosllavisë, si dhe  për genocid  dhe spastrim etnik në Srebrenicë, shkruan “The Courier “.

Gazeta thotë se episodi i treguar të dielën shfaqë aktorin Friman në Sarajevë dhe Srebrenicë, ku u takua me gazetarin boshnjak Senad Haxhiifejzoviq dhe djalin e tij.

“Çfarë dreqin ndodhi këtu?”  pyeti  Freeman në varrezat në Srebrenicë, pasuar nga përgjigja e Feja Haxhifejzoviq.

“Ajo që ndodhi këtu është gjenocid, kufiri me Serbinë është shumë afër, serbët kanë ardhur këtu dhe kanë dashur të vrasin të gjithë, ata donin ta ndanin këtë territor nga Bosnja dhe të bashkoheshin me Serbinë.  Ushtria serbe i mblodhi të gjithë meshkujt, gratë dhe fëmijët dhe i mbyllëm ata në fabrika.

Atje i ndanë burrat dhe djemtë dhe i dërguan në male për ti vrarë, pastaj filluan vrasjen masive, me 1,000 njerëz në një sulm”, tha Feja Hadxhifejzoviq.

Gjatë emisionit  Freeman thotë: “Gjenerata të tëra u vranë këtu, bombardimet çuan në përfundim të luftës, por nuk i shpëtuan viktimat në Srebrenicë”.

Në emision disa herë u tha në mënyrë të përsëritur se serbët janë kriminelë absolutë të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë. /InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400