Bekim Jashari largon nga puna njerëzit e Sami Lushtakut(Video)

10:22 / E premte, 06 Korrik 2018

Komuna e Skenderajt ka larguar nga puna 5 punëtorë që janë pjesë e PDK-së. Hida Çitaku, që nga 2 korriku i këtij viti është e papunë. Kjo ndodhi të hënën me një vendim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt.

Bekim Jashari vendosi t’ia shkëpus kontratën e punës.

Bashkë me Çitakun, nga puna u larguan edhe 4 persona të tjerë, largimi i të cilëve konsiderohet edhe politik dhe i padrejtë.

Frontal ka biseduar edhe me personat e larguar nga puna, me vendimin për anulimin e konkursit të shtatorit të vitit 2017.

Prapa kamerave ata thonë se që nga koha kur kanë filluar punën kanë pritur për një vendim të tillë.

Ndërsa Çitaku thotë se një vendim të tillë, për shkarkimin nga detyra e kanë dëgjuar nga persona dytësor.

Largimi i pesë zyrtarëve të Komunës së Skenderajt nga pozita të ndryshme është bërë pa paralajmërim.

Frontal ka provuar që të marr një përgjigje nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari por ai nuk ka pranuar të prononcohet.

Ndërsa, zëdhënësi i kësaj komune, Ramiz Shala tha se vendimi ishte i shtyrë nga Këshilli i Pavarur.

Frontal mëson se anulimi i konkursit, ka lënë pa punë të pestë zyrtarët që i përkisnin Partisë Demokratike.

Dhe që nga koha kur ata kanë filluar punën janë  diferencuar dhe quajtur “pako”. Mirëpo, këtë gjë e mohon Ramiz Shala.

“Asnjë prej tyne nuk ka qenë në PDK”, tha Ramiz Shala.

Megjithatë, Shales nuk i ka pëlqyer trajtimi i kësaj teme nga televizioni T7.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400