Dhanë edhe gjymtyrët e trupit për Kosovë, sot jetojnë në varfëri – pa ngrënë e pa pi! (VIDEO)

12:54 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Ata që sakrifikuan shumë për Kosovën e sotme, duke dhënë edhe gjymtyrët e trupit po jetojnë në kushte tejet të vështira pa përkujdesje të duhur institucionale, shkruan Gazeta InfoPress.

Si çdo luftë edhe ajo për lirinë e Kosovës kishte pasojat e veta.

Në shumë vija të frontit përveç dëshmorëve që u sakrifikuan për Kosovë u plagosën edhe mijëra luftëtarë të cilët janë dëshmi e gjallë e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kudër regjimit serb.

Në këtë video të publikuar nga Gazeta InfoPress, pas luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me okupatorin serb, shihen luftëtarët e plagosur të UÇK-së.

Ata që sakrifikuan shumë për Kosovën e sotme duke humbur edhe gjymtyrët e trupit po jetojnë në kushte tejet të vështira pa përkujdesje të duhur institucionale, shkruan InfoPress.

Kjo video është bërë gjatë kohës së luftës në Zonën Operative të Drenicës dhe ajo e Pashtrikut. N.Sh. Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400