Dikur flinte në diamante, sot pluhuri ka gëlltitur çdo gjë në këtë qytet (Video)

16:18 / E hëne, 05 Shkurt 2018

 

Kolmanskop në Namibi është një qytet i fantazmave që nga viti 1954. Atëherë banorët e fundit, kryesisht minatorët që punonin në minierën e afërt të diamantit, u larguan nga aty, transmeton InfoPress.

Kulmi i popullaritetit që ky qytet përjetoi  ishte në vitet 1920, kur mblodhi rreth 1200 banorë, kryesisht punëtorë lokalë të fisit Ovambo, si dhe kolonizatorë gjermanë.

Shumë njerëz u shpërngulën në këtë qytet pasi një punonjës gjeti një diamant në këtë zonë dhe më pas u zbulua se zona fsheh sasi të mëdha të këtij guri të çmuar.

Frymëzuar nga pasuria e madhe, u ndërtua një qytet në stilin evropian dhe që  përmbante gjithçka nga termocentralet, spitali dhe sallat sportive deri te kazinoja dhe  fushën e bowlingut. U lidh me hekurudhë dhe me qytetin port të Luderic.

Pas Luftës së Parë Botërore, furnizimet me diamant ngadalë filluan të zhduken dhe popullata filloi të kërkonte mundësi të reja për punë.

Kolmanskop është sot qyteti më popullor Namibian dhe një atraksion i madh turistik. Për shkak të faktit se është vendosur në një zonë të mbrojtur me emrin Spergeb, vizitorët duhet të kenë një leje të veçantë për të hyrë në qytet. /Infopress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400