A e keni harruar incidentin Thaçi-Haradinaj në Prekaz (Video)

16:30 / E hëne, 05 Mars 2018

 

Dy vite më parë, më 5 mars 2016, Hashim Thaçi si president në ardhje, kishte shkuar të kryente homazhe në Prekaz. Por, aty kishte takuar Ramush Haradinajn, nga i cili ishte injoruar tërësisht, për shkak të përplasjeve që atëkohë kishin mes vete për Demarkacionin, Asosacionin dhe zgjedhjen e Thaçit president.

Presidenti Thaçit, ndonëse me ironi, e kishte përshëndetur Haradinajn, derisa ky i fundit po largohej nga memoriali i familjes Jashari në Prekaz.

“Ku jeni komandant”, ishte përpjekja e presidentit kosovarë që t’i flasë atëkohë kreut të partisë opozitare AAK, Ramush Haradinaj.

Po, sot kryeministri i Kosovës e kishte injoruar tërësisht përshëndetjen e Thaçit, sikurse edhe përcjellësit e tij.

Dy vjet pas, në të njëjtën ditë, Thaçi ende si president dhe Haradinaj, tash si kryeministër, kanë kryer bashkë homazhet në ditën e parë të “Epopesë së UCK’së”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400