E pabesueshme, zbulohet sekreti i “Trekëndëshit të Bermudës” (Video)

12:00 / E mërkure, 24 Janar 2018

 

Zbulimi i disa kratereve misterioze në Siberi, në fillim të këtij viti, bëri që të dalin një valë spekulimesh në lidhje me origjinën e tyre. Tani, një raport i ri sugjeron se këto gropa misterioze, mund të jenë të lidhura me misteret e Trekëndëshit të Bermudës.

Megjithatë, shumë shkencëtarë të tjerë sugjerojnë se ky mekanizëm, nuk shpjegon zhdukjet e shumta që kanë ndodhur në Bermuda, i cili është një vend që nuk është provuar ende se ekziston.

Në korrik, studiuesit siberianë zbuluan një krater të madh në Gadishullin Yamal, që ndryshe mund të quhet “fundi i botës”. Më vonë, dy kratere të tjera u gjetën, një në zonën Taz, dhe një tjetër në Gadishullin Taymyr. Origjina e tyre mbetet ende një mister.

Shkencëtarët rusë raportuan në revistën “Nature” se, lirimi i gazrave shpërthyes të bllokuar, të quajtur metan, kishte gjasa që të krijonte këto gropa të mëdha. Ky konkluzion u arrit pasi u provua që, ajri pranë kraterit përmbante përqendrime jashtëzakonisht të larta të metanit, thanë ata.

Por tani, shkencëtarët kanë shkuar edhe më tej, duke sugjeruar se metani mund të jetë përgjegjës për zhdukjet e anijeve dhe avionëve nën rrethana misterioze në Bermuda. Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që thonë se ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Por shumë të tjerë e kundërshtojnë ekzistencën e tij.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400