Elefanti ia bllokon rrugën shoferit të autobusit, fut hundën brenda dhe ia vjedh bananet (Video)

18:31 / E diell, 12 Gusht 2018

Shoferi i një autobusi plotë me pasagjerë, nuk e kishte menduar se do të vjen një ditë që rrugën do t’ia bllokoj një elefant gjigant dhe do ta fut hundën brenda dritares për t’ia vjedhur bananet.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur shoferi i autobusit mundohet ta ndalon elefantit t’i afrohet dhe të fut hundën brenda – por ai nuk e kishte ditur se cak nuk ishte ai por bananet që i kishte brenda.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një rrugë në Katarangama në Shri Lanka, ku pasagjerët e tmerruar nga frika se mund t’i sulmojë u ngritën në këmbë.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi si është më së miri pa pësuar askush ndonjë lëndim – por kuptohet që elefanti mori atë për çfarë kishte “luftuar”. /Telegrafi/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400