Ferri mbi Japoni, dheu i zë të gjallë 60 njerëz, dhjetëra të tjerë të zhdukur (Video)

09:31 / E diell, 08 Korrik 2018

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë marrë më shumë 60 jetë njerëzish e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.

 

Shumica e viktimave janë regjistruar në Prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur rëndë nga shira të rrëmbyeshëm që prej së enjtes. Qindra shtëpi janë dëmtuar, rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa dyfishi i tyre janë këshilluar të largohen.

 

Autoritetet thonë se me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra.

Kryeministri Shinzo Abe, tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës” për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.

Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos

Në qytetin e Motoyamës, rreth 600 kilometra në perëndim të kryeqytetit Tokio, mes mëngjesit të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës kanë rënë 583 mm shi, ndërkohë që sipas agjencisë meteorologjike të Japonisë priten të tjera reshje gjatë ditëve të ardhshme.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400