Fylking: Serbët janë psikopatë dhe derra të mallkuar (Video)

10:01 / E diell, 12 Nëntor 2017

 

Kjo ka ndodhur të martën e kaluar, kur në programin e tij ka komentuar gjykimin e Breivikut në Norvegji. Dëgjuesve të tij, në mesin e të cilëve ka edhe serbë, aktori – i cili merret edhe me politikë – ka thënë se “serbët janë breivika”.

Në një moment, ai ka dhënë komentet se “bota është plot me të tillë”, pas së cilës ndërpritet nga bashkëbiseduesja me konstatimin: “Sidoqoftë, këtë Breivik e kemi zënë”.

“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj. Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking i zemëruar.

Sipas përfaqësuesve të shoqatave serbe në Suedi, akuzat e tilla kundër serbëve janë gjithnjë e më të pranishme në mediat e Skandinavisë.

Srbislav Ilic, nga Iniciativa Ndërkombëtare për monitorimin e të ashtuquajturit “anti-serbizmit”, ka thënë për Press të Beogradit se do ta iniciojnë një aktivitet – si më herët në Spanjë – kur për “incidentin e njëjtë, përmes mjeteve juridike është kërkuar falja në televizionin nacional spanjoll”

“Epilogu do të jetë kërkimi i faljes nga Gert Fylking, në Radio 1”, thotë ai.

Përndryshe, në Suedi, sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 300 mijë banorë me prejardhje serbe.

Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. Është anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është 61 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400