Hashim Thaçi më 1999: Nuk e di ku jeton Rugova, i bëj thirrje që të kthehet në Kosovë (Video)

10:35 / E enjte, 11 Janar 2018

 

 Hashim Thaci  duke folur me gazetarët në një konferencë për media gjatë vitit 1999, mohoi ndonjë lidhje midis plaçkitjeve dhe disa veprimeve të tjera që po ndodhnin gjatë asaj periudhe në Kosovë dhe UÇK-së.

Ai përshkroi autorët e një dhune të tillë, të cilët në disa raste kishin veshur uniforma të UÇK-së, si “anarkistë” dhe premtoi se do të merrej me ta, shkruan VideoPress.

Këto deklarata  erdhën pas  reagimeve të ashpra të komunitetit serb të Kosovës kundër udhëheqësve shqiptarë dhe zyrtarëve ndërkombëtarë në Kosovë.

Krerët serbë të Kosovës i akuzojnë ata  se po bëjnë pak për të ndaluar dhunën e vazhdueshme në Kosovë.

Deklarata publike e Hashim Thaçit vjen pas tensionit të ripërtëritur diplomatik midis UÇK-së dhe udhëheqësve serbë të Kosovës, thuhet në videon e publikuar nga AP.

Në deklaratën publike, Thaçi pranoi shfaqjen e dhunës por mohoi ndonjë përgjegjësi të drejtpërdrejtë të UÇK-së.

Ai gjithashtu  ​​i bëri thirrje Ibrahim Rugovës duke i kërkuar atij që të kthehet në Kosovë dhe të mos e bojkotojë Kosovën dhe politikën e shtetit të Kosovës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400