Historia e harruar: Ushtari amerikan që pas luftës përdhunoi dhe vrau 11-vjeçaren shqiptare nga Vitia (Video)

11:25 / E premte, 12 Janar 2018

 

Një ushtar amerikan  kishte  përdhunuar dhe vrarë një vajzë të re  shqiptare  në vitin 2000 ndërsa ishte duke shërbyer në Kosovë. 

Ushtari, Frank J. Ronghi, 36 vjeç, i cili u dërgua në Kosovë me Batalionin e Tretë të këmbësorisë, u deklarua fajtor për vrasjen e 11-vjeçares nga Vitia Merita Shabiu, ndërsa ishte në detyrë paqeruajtëse në Kosovë, shkruan VideoPress.

Trupi i saj u gjet në dëborë më 13 janar jashtë Vitinsë, ku ishte baza e Rreshterit Ronghi.

Rreshteri Ronghi ka thënë se ka sodomizuar dhe vrarë Meritën  në një ndërtesë të braktisur, para se ta fute trupin e  saj në një qese plastike dhe ta hidhte  atë  në pyll.

Babai i Meritës, Hamdiu për vrasjen e vajzës së tij që ndodhi 50 metra larg shtëpisë së tyre  kishte thënë: ” Vajza ime i mirëpriti paqeruajtësit.  Ajo ishte shumë e lumtur sepse mendonte se kishin ardhur për të na mbrojtur. Si e bëni këtë me dikë? Ai masakroi vajzën time.’

Në atë kohë prindërit e Meritës besonin se  më shumë se një ushtar amerikan  ishte i përfshirë në vrasjen e vajzës së tyre.

Gjykata ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Gjermani e dënoi ushtarin  amerikan me burgim të përjetshëm për vrasjen e e 11-vjeçares shqiptare.

Rreshteri Ronghi lindi në Niles të Ohajos,  ishte i treti nga katër fëmijë. Ai ishte  i divorcuar. Me  Ushtrinë  u bashkua në vitin 1988, duke shërbyer në Egjipt, Haiti dhe në luftën e Gjirit.

Me mbërritjen e tij në Kosovë në fund të verës së vitit 1999, ai ishte rreshtuar në regjimentin e  këmbësorisë. Në Kosovë, ai udhëhoqi rreth 12 ushtarë që kontrolluan pikat e kontrollit dhe rrugët e patrulluara.

Shikoni pamjet:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400