Historia e vajzës nga Drenica, nuk besonte që NATO-ja ka hyrë në Kosovë(Video)

22:17 / E enjte, 05 Prill 2018

 

Kosova edhe pak ditë shënon 19-vjetorin e fushatës së bombardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gjenocidit në Kosovë nga forcat serbe.

Fushata e bombardimeve që nisi më 24 mars përfundoi në qershor, e pas përfundimit të luftës me dhjet;ra refugjatë në malet e Drenicës, kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre në të cilat thuajse nuk gjetën asgjë përveç hirit të shtëpive.

Gjatë asaj kohe, disa gazetarë të Reuters kishin takuar grupin e refugjatëve dhe kishin intervistuar një vajzë.

Vajza e re e cila kishte humbur babanë dhe vëllanë në luftë, fliste në gjuhën angleze dhe nuk e kishte idenë se Kosova u çlirua dhe NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë, shkruan Magazina.al.
Ajo shprehet e habitur kur gazetari i huaj i thotë se NATO-ja tashmë ka hyrë në Kosovë.

Gazetari: A e dini që NATO është në Kosovë?

Vajza: Jo nuk është!

Gazetari: NATO është në Kosovë…

Vajza: Jo në vendin tim!

Gazetari: Shumë ushtarë, shumë ushtarë kanë hyrë në vend…

Vajza: Nuk po kuptoj?!

Gazetari: …shumë ushtarë janë në Prishtinë.

Vajza: Po, në Prishtinë, por jo në fshatin tim.

Gazetari: Kanë ardhur…

Vajza: Unë shpresoj kështu … por për mua jeta ka mbaruar, për babanë, vëllanë tim.

https://video.gjirafa.com/magazina?video=drenice-1999-kjo-vajze-nuk-e-kishte-idene-qe-kosova-u-clirua-dhe-nato-kishte-hyre-video&t=0.00

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400