Intervista e rrallë e presidentit Rugova: Themelova LDK, që të mbroj egzistencën e popullit tim

22:20 / E enjte, 05 Prill 2018

 

Është publikuar një intervistë e rrallë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhënë për median gjermane.

Aty Rugova kishte rrëfyer se si e kishte themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pse ishte zgjedhur kryetar i saj.

“Unë kam hy në politikë duke mbrojtur shoqatën e shkrimtarëve. Kur u prish Jugosllavia, u sulmua edhe lidhja e jonë e shkrimtarëve. Pastaj themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa me 1992 u zgjodha president i Kosovës. Por unë jam edhe kritik letrar, ndaj nuk e kam pasur të vështirë të futëm në politikë, por këtë nuk e kam bërë për qëllime karrieriste, por për të mbrojtur ekzistencën time dhe të popullit tim, dhe për të krijuar një bazë të re të bashkëjetesës sonë me Evropën dhe me botën. Është një politikë e ekzistencës dhe e mbijetesës, që na është dashur ta zgjidhnim. Kam mësuar shumë nga kritika letrare, edhe për marrëdhëniet e pushtetit në një vend të caktuar”, kishte thënë Rugova.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400