Ish-ushtaraku serb zbulon fakte tronditëse për vrasjen e Oliver Ivanoviç (Video)

12:49 / E premte, 23 Mars 2018

 

Politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviç ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç se do të vritet për shkaqe politike, nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi.

Kështu të paktën pretendon një dëshmitar, ish ushtarak i Serbisë që kishte qëndruar bashkë me Oliver Ivanoviçin në burg në Mitrovicë, ku politikani i vrarë serb Oliver Ivanoviç po mbahej për krime lufte.

Derisa Ivanoviç është vrarë disa muaj pas lirimit në një atentat në veri të Mitrovicës, Goran Petroviç, shoku i tij i burgut është rrahur keq katër ditë pas vrasjes së Ivanoviçit, në një zonë në Beogradin e ri.

Dukagjini ka siguruar dëshminë me zë të Petroviqit. Pak minuta pas sulmit që i kanë bërë pesë persona që i ishin paraqitur si policë ai thërret kryetarin e republikanëve të Serbisë Nikolla Sanduloviç, të cilit i rrëfen për sulmin.

Aty ai tregon se ka qenë vetë Ivanoviç që i kishte treguar se është i kërcënuar nga Vuçiç.

RTV Dukagjini posedon zërin e bisedës mes Petroviçit dhe politikanit Sanduloviç.

Në te jepen detaje rrëqethëse të sulmit dhe mesazhit që sulmuesit i kishin dhënë ish shokut të burgut të Oliverit. ”Harroje Oliverin”, ishte porosia.

Kryetari i Republikanëve të Serbisë, ka edhe disa incizime të tjera të bisedave me agjentë të UDB-së dhe dëshmitarë të tjerë që pretendojnë se Oliver Ivanoviç ishte vrarë për shkak të kishte refuzuar që të jetë pjesë e Listës Serbe.

Partia Republikane e Serbisë është partia e vetme serbe që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Dëshmitë rrëqethëse dhe një bisedë të gjerë rreth zhvillimeve në Serbi do ta ndiqni sonte, ku të ftuar do të jenë kryetari i Republikanëve Serb, Nikolla Sanduloviç dhe kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400