Iu shkrepën tre plumba, si ndodhi vrasja e 5-vjeçarit shqiptar nga ushtari amerikan në vitin 2000 (Video)

12:19 / E premte, 12 Janar 2018

 

Riparimi i  rrethojës rreth një shkolle fillore  në fhsatin Sllatinë të Fushë Kosovës përfundoi tragjikisht, kur një ushtar amerikan aksidentalisht plagosi rëndë një djalë 5 vjeçar, shkruan VideoPress.

Fëmija u dërgua menjëherë në kampin Bondsteel, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, nga ku mjekët po përpiqeshin të shpëtonin jetën e tij, mirëpo një orë më vonë u dha lajmi për vdekjen e tij.

Sipas ushtrisë amerikane  gjithcka ndodhi aksidentalisht.

Një dëshmitar tha se ushtari, emri i të cilit nuk u përmend, ishte duke luajtur pranë shkollës në fshatin Sllatinë, me rreth 30 fëmijë kur arma shkrepi tri herë, duke goditur fëmijën, Gentrit Rexhepin, në kraharor dhe në dorë.

Babai i djalit tha se është shumë i trishtuar se çfarë ka ndodhur, por ai beson se ishte një aksident tragjik.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400