Ja çfarë i kishte kërkuar Veseli mjekut të UÇK-së, kur ishte plagosur Haradinaj (Video)

14:01 / E enjte, 09 Nëntor 2017

 

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, i cili kishte mjekuar mijëra ushtarë dhe civil të plagosur gjatë luftës, përmes një video të postuar nga kreu i PDK-së, ka rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn.

Beka rrëfen sesi më 24 mars 1998, në ditën kur ishte plagosur Ramush Haradinaj në zonën e Dukagjinit, Kadri Veseli kishte kërkuar prej tij si mjek që të shkonte bashkë me Veselin në Jabllanicë për ta mjekuar atë, duke i thënë se e ka një shok të plagosur.

“Me Kadri Veselin na lidhin shumë ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së luftës. Unë do ta potencoja 24 marsin e vitit 1998 kur në zonën e Dukagjinit është plagosur Ramush Haradinaj. Kërkesa e Kadri Veselit ka qenë që, së bashku me mua si mjek, të shkojmë në Jabllanicë, sepse është një shok i yni i plagosur, një shok i mirë, një luftëtar i mirë, prandaj është e domosdoshme dhe duhet të shkojmë atje”, rrëfen mjeku i UÇK-së.

Ai thotë se rruga ka qenë me shumë peripeci, por Kadri Veseli insistonte të shkonim.

“Ai insistim me gjithë faktin se unë isha duke i mjekuar të plagosurit, të plagosurit rëndë. Mirëpo, edhe pse në fillim pak me hezitim, kur e pashë vendosmërinë, këmbënguljen dhe atë sakrificën për të shkuar për t’i ndihmuar një shoku, atëherë thash se edhe unë jam i gatshëm. Për Kadri Veseli kjo tregon, për mendimin tim, se ai ka qenë i përkushtuar për t’u ndihmuar shokëve. Ka qenë sakrifica për shokët, dhe vendosmëria”, thotë Beka.

Ndërsa, sipas Veselit, i cili e ka postuar këtë video, çdo histori e ka një fillim.

“Çdo histori e ka një fillim. Ramushi dhe unë kemi dëshmuar lidership në të kaluarën. Jemi liderët që do të mundësojmë një Fillim të Ri për republikën tonë. E falënderoj Dr. Fadilin për këtë rrëfim. Më ka emocionuar shumë. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.

Çdo histori e ka një fillim. Ramushi dhe unë kemi dëshmuar lidership në të kaluarën. Jemi liderët që do të mundësojmë një Fillim të Ri për republikën tonë. E falënderoj Dr. Fadilin për këtë rrëfim. Më ka emocionuar shumë. #FillimiRi

Publié par Kadri Veseli sur samedi 27 mai 2017

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400