A ke truprojë? Shikoni përgjigjen spektakolare që kishte dhënë legjenda e boksit Muhammed Ali (Video)

11:54 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Legjenda e boksit, Muhamed Ali  kishte befasuar publikun botëror  me përgjigjen e tij kur gjatë një interviste televizive nga gazetari ishte pyetur  se a ka truprojë.

Muhammed Ali i cili në vtin 1964 pas një prej meçeve të tij më të rëndësishme u konverutua në islam, duke qeshur u përgjigj se truproja i tij ishte Allahu, transmeton InfoPress.

“Kam një truprojë, nuk ka sy megjithatë shikon. Nuk ka veshë, megjithatë dëgjon. Ai mban mend gjithçka ndonëse nuk ka memorie. Kur ai dëshiron të krijojë diçka, urdhëron të bëhet dhe ajo vie në jetë. Megjithatë këto urdhëra nuk janë fjalë që vijnë përmes një gjuhe, ose që mund të dëgjohen nga veshët. Ai e dëgjon fshehtësinë e mendimeve. Pra, kush është ai?  Ai është Zoti -Allahu. Ai është truproja im, ai është truproja yt. Ai është truproja i të gjithëve!”, ishte përgjigjur ai.

Boksieri më i famshëm i botës, Muhammad Ali  ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.  /InfoPress

Shikoni videon:

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400