Kështu dukej një prej katastrofave më të tmerrshme të kohës moderne (Video)

14:11 / E enjte, 08 Mars 2018

 

Mijëra turistë filmuan pushimet e Krishtlindjeve më 26 dhjetor 2004, në Indonezi dhe Tajlandë. Por, pak prej tyre kishin menduar se do të xhirojnë një nga fatkeqësitë më të rënda të kohëve moderne. Cunami shkatërrues që goditi rajonin e Azisë Juglindore, vrau mbi 230 mijë njerëz.

Shumë xhirime amatore edhe sot dëshmojnë përmasat e dëmeve materiale dhe njerëzore të cunamit më të tmerrshëm në histori. Shumë prej njerëzve, deri në minutën e fundit kur ishte vonë për të ndërmarrë diçka për të shpëtuar, nuk e dinin se çfarë i priste.

Në videot amatore të postuara më poshtë, mund të shihni se si dukej momenti i goditjes së valëve gjigante dhe panikut që ka mbretëruar pastaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400