Kështu u bë thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar (Video)

13:11 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Beteja e Koshares është vetëm një segment i luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betejë kjo që shënon thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. Kufi, i cili vite më radhë ishte shkelur  nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të vetmin qëllim, çlirimin e atdheut .

Në Koshare ishte selia e shtabit të brigadës 138 të UÇK-së, ku përbëhej nga luftëtarët e të gjitha viseve etnike shqiptare.

Rrustem Berisha komandant i Brigadës 138 të UÇK-së
“Brigada 138, Agim Ramadani para fillimit të sulmit i kishte marrë të gjitha masat që ti përgatit kuadrat komandues, kuadrat e bërthamave të armëve të mëdha që në momentin e duhur kur të jepet urdhri të kryejë detyrën rreth thyerjes së kufirit, kështu që me datën tetë është dhënë urdhri për thyerjen e kufirit dhe fillimi i sulmit është data e 9 prillit të vitit 1999.

Në orët e hershme të mëngjesit ushtarët nxënë vendet e tyre rreth orës një pas mesnate  duke u  vendosur në një pikë strategjike  për tu bërë gati për sulmin i cili së pari do të ishte një sulëm për të dezorientuar ushtrinë serbe që ishte e vendosur diku afër asaj pike, transmeton InfoPress.

Kështu në orën tre dëgjohet krisma e parë nën urdhrin e komandat Bardhit duke e shkatërruar kështu taraullën e 7 korrikut duke çarmatosur njërin nga bunkerët që qëndronte aty dhe kështu sulmi ishte i vazhdueshëm deri në mëngjes.

Në këtë mënyrë UÇK-ja arrin qëllimin për të dezorientuar ushtrinë serbe, kështu që në orën 7 në mëngjes fillon sulmi i befasishëm altilerik ku sulmohet karaulla e Koshares dhe Rrasa, transmeton InfoPress.

Me të sulmuar i menjëhershëm ishte edhe kundër sulmi nga ana e Serbisë duke sjellë njësit e ndryshme që ata posedonin për mos të lejuar që “befasia” e UÇK-së të vazhdojë më tutje.

Beteja e Koshares mbante qëllimin e saj thyerjen e kufirit për të forcuar radhët e UÇK-së, e cila po vazhdonte luftën  në fazën e vet finale dhe kjo ishte goditja e fundit që i bëhej armikut, transmeton InfoPress.

Me 9 prill 1999 UÇK arrin të marrë kufirin Kosovë-Shqipëri duke mos munguar as tingujt e muzikës çlirimtare.

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400