Kështu u kumtua lajmi për vdekjen e Adem Jasharit në Shqipëri (Video)

14:39 / E hëne, 05 Mars 2018

Lajmi për vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte raportuar në pothuajse në të gjitha mediat botërore. Ky lajm kishte ngjallur mjaft pikëllim edhe në Shqipëri, shkruan KultPlus.

“Sot secili prej nesh është Adem Jashari”, ishte një nga fjalitë e moderatorit nga Shqipëria. Përmes lajmeve qendrore të Televizionit të Shqipërisë, moderatori Asllan Bajrami, ishe ai që kishte kumtuar lajmin për vdekjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke thënë se ata që mendojnë se Adem Jashari nuk ekziston më, mashtrohet rëndë.

“Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston mashtrohet rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LAVDI!” , ishin fjalët e tij gjatë raportimit për vdekjen e Adem Jashari.

T

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400