Koha kur në Prishtinë mungonte buka(Video)

22:53 / E premte, 30 Mars 2018

 

 

Në vitet e 70’ta në Prishtinë herë kishte e herë nuk kishte bukë nëpër furra.

Konkretisht, në vitin 1974 në gazetën e përditshme “Rilindja” raportohej mbi furnizimin e parregullt me bukë në Prishtinë, aq i parregullt sa që qytetarëve u duhej të shëtisnin tërë qytetin për të kërkuar bukë.

Artikulli fillonte kësisoj:

“Kohëve të fundit qytetarët e Prishtinës me plot arsye po ankohen lidhur me furnizimin e shitoreve me bukë nga ana e Repartit të furrës së “Zhitoprometit”. Rrallë ndodh, që shitoret në fjalë të kenë në raftet e tyre bukë gjatë tërë orarit të punës.”

Saktësisht, mungesë e madhe e bukës vërehej në lagjen e Ulpianës, ku furrat kishin rafte të zbrazëta, pa bukë, kështu që konsumatorët duhet ktheheshin duarthatë në shtëpitë e tyre.

“Qe, edhe sot si edhe ditëve të tjera, furnizimi i shitoreve me bukë nuk është bërë me kohë. Disa herë i kemi thirr përmes telefonit përfaqësuesit e furrës, por kot. Ata vetëm premtojnë. Edhe sjellin bukën, këtë shpeshherë e bëjnë pas kohës së duhur.”

Kështu kishte thënë kryepunëtori i shitores në Ulpianë, Fejzullah Fejzullahu.

Ndërsa, shtëpiakja Dobrilla Jankoviq, e përfshirë në artikull, ankohej për mungesën e bukës.

“Gati çdo ditë, intervale të ndryshme të orarit te punës, këtu në Ulpianë, në shitore nuk gjendet bukë. Nuk di pse. Po detyrohemi të zbresim të kërkojmë bukë në shitoret e tjera të qytetit, ku shpesh duhet pritur në rresht.”

Në Prishtinë në atë kohë, sipas shefit të shitblerjes, Ferat Mustafa, për çdo ditë prodhohen 21 mijë kilogram bukë si dhe nja 4000 bukë importohen nga furra e Mitrovicës

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400