Kur Madeleine Albright ua tregonte vendin serbëve: Serbë të pështirë, kriminelë… (Video)

13:19 / E hëne, 08 Janar 2018

 

Disa vite më parë në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, ish sekretarja amerikane e shtetit Madelene Albright po merrte pjesë në promovimin e librit të saj “Prague Winter”, kur përjetoi një situatë shumë të pakëndshme.

Disa aktivistë nga organizata “Miqtë e serbëve në Kosovë” të udhëhequr nga drejtori i filmit Vaclav Dvorak (autori i dokumentarit ” Kosova e vjedhur”), e sulmuan atë duke i përmendur bomabrdimet e NATO-s në Jugosllavi.

Aktivistët i paraqitën asaj disa posterë me viktimat e këtyre bombardimeve duke i kërkuar  ti nënshkruaj. “Edhe kjo është puna juaj madam”, iu vërsulën ata, transmeton InfoPress.

Madeleine Albright e shqetësuar nuk pranoi të nënshkruante posterët dhe filloi të bërtiste: “Dilni”, “Serbë të pështirë” dhe “Ju jeni kriminelë lufte” gjersa  urdhëroi aktivistët të largohen nga objekti.

Ish Sekretarja e Amerikës, Madelene Albright gjatë një interviste për luftën  në Kosovës kishte deklaruar se ndërhyrja e SHVA-ve dhe NATO-s në Kosovë është puna për të cilën krenohet më së shumti në karrierën e saj

Madeleine Albright , sekretare e 64-të e Shtetit Amerikan dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, është një nga figurat më të dashura nga populli i Kosovës për shkak të kontributit që ajo dha për çlirimin e vendit tonë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400