Kur Shesheli kërcënonte se do të dërgojë ushtarët e NATO-s në arkivole në shtëpi nëse sulmojnë Serbinë (Video)

13:31 / E mërkure, 10 Janar 2018

 

Udhëheqësi i radikalëve  serbë, Vojisllav Sheshel dikur  kërcënonte se do të dërgojë trupat e NATO-s në shtëpi në arkivole nëse aleanca kryen sulme ajrore mbi objektivat brenda ish-Jugosllavisë, shkruan VideoPress.

Kjo bëhet e ditur në një video të rrralë të publikuar nga Agjencia britanike e Lajmeve Associated Press gjatë viti 1998.

Sheshel, i cili është i njohur për retorikën e tij të ashpër ndaj NATO-s, bëri  këtë kërcënim pasi Beogradi vazhdoi të sfidojë thirrjet ndërkombëtare për ndalimin e operacioneve në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe UÇK kishte njoftuar për armëpushim, gjë që kishte shtuar presionin mbi Serbinë për tërheqjen e të gjitha trupave të saj.

Në këtë video flet edhe Adem Demaçi i cili thotë se UÇK është ushtri e popullit e cila nuk dëshiron luftë, por që lufta na është imponuar.

Shikoni pamjet:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400