Kur Turqia cilësohej “E sëmura e Bosforit” dhe shqiptari që e modernizoi atë (Video)

12:39 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Mustafa Kemal ose Mustafa Kemal Ataturk, ka lindur më 12 mars të vitit 1881 në Selanik. Ai ishte një udhëheqës ushtarak turk, themelues i Republikës Turke dhe kryetari i parë i saj nga viti 1923 e deri më 1938.

Babai i tij, ka qenë tregtar me origjinë shqiptare, ndërsa nëna kishte origjinë nga Maqedonia.

Emri i mesëm i tij – Kemal, i është dhënë si pseudonim nga mësimdhënësit e tij, duke e cilësuar si të përkryer.

I quajtur “Babai i turqve”, Mustafa Kemal-i nuk është vetëm heroi i Turqisë, por edhe një nga heronjtë e botës të shekullit të 20-të. Ataturku është themeluesi i Turqisë moderne dhe presidenti i parë në historinë e këtij shteti.

Me një edukim ushtarak, Ataturku luftoi për modernizimin e Turqisë në një kohë kur perandoria cilësohej si “E sëmura e Bosforit” dhe pushteti ishte drejtuar nga “Tre Pashallarët”.

Kështu, më 29 nëntor të vitit 1923, Ataturku u emërua President i Republikës së Turqisë, dhe Ankaraja u shpall kryeqytet. ”Në vazhdën e një triumfi ushtarak të arritur me bajoneta, armë dhe gjak, ne duhet ta shtrijmë fitoren në fusha të tilla si kultura, arsimi, shkenca dhe ekonomia”, tha Ataturku kur u zgjodh President.

Ai vetë bëri detyrën e mësuesit për ca kohë. Ataturku vdiq në vitin 1938 nga ceroza në mëlçi.

Shikoni videon:

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400