Mediat serbe publikojnë videon kur Shesheli e kishte kërcënuar Arkanin: Ti do të jesh i pari që do ta vras

13:41 / E enjte, 11 Janar 2018

 

Kreu i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel gjatë gjykimit të tij në Gjykatën e Hagës kishte rrëfyer edhe për takimin e tij të parë me kriminelin Zhelko Razhnatoviq – Arkan.

Sipas një videoje që është publikuar nga mediat serbe Arkan thuhet se ishte ai që kërkoi takim me Sheshelin, dhe pas disa fjalëve pasoi kërcënimi me vdekje.

“Kam vrarë shumë njerëz, kurse ti nuk e ke vrarë ende asnjë, kështu që kujdes se çfrarë po bën”, citohet t’i ketë thënë Arkani, Sheshelit, shkruan VideoPress.

“Është e vërtetë që nuk kam vrarë ende askënd, por ju do të jeni i pari,” i ishte përgjigjur Shesheli, i cili sipas deklaratave të tij menjëherë ishte bërë lajm në gazetat e së nesërmes.

Shesheli argumenton se askush, përveç tij në Serbi nuk kishte guxuar ta kundërshtonte Arkanin, madje as Sllobodan Millosheviq.

Shikoni videon:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400