Minatorët e Trepçës protestojnë para Kuvendit, paralajmërojnë eskalim të situatës /VIDEO

11:44 / E enjte, 05 Korrik 2018
Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës. Ata po kundërshtojnë draft-statuin për Trepçën, duke vlerësuar se ai nuk i realizon kërkesat e minatorëve.

Draft-ligji për Trepçën, stazhi punës, e sigurimi shëndetësor janë disa nga kërkesat e mintaorëve të gjigandit metalurgjik.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka kërkuar nga qeveria dhe Kuvendi që të plotësohen kërkesat e minatorëve.

Ai ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave.

“Çdo gjë sot që janë në pankarata, janë legjitime, në suazat të ligjit, dhe kërkesat e juaja, dhe këto duhet të realizohen. Jemi këtu me dhanë një mesazh një parlajmërim që qeveria jonë të marrë guxim një hap dhe të fillojë të zgjidhjen problemet tona. Kërkesat tona: njohja e pensionit në 70% dhe marrja e vjetërsisë 50-55 vite, stazhi punë, ligji për sigurimin shëndetësor”, ka thënë Ajdini, raporton lajmi.net.

Para protestuesve foli edhe kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shqyri Sadiku.

Sadiku madje ka paralajmëruar institucionet se nëse deri më 9 korrik nuk ka përgjigje, atëherë situata do të eskalojë.

“Po i paralajmërojmë se jemi ardhë të protesojmë, është protestë paralajmëruese. I drejtohemi institucioneve, pasi po presim qe 19 vite që të përmbushen kërkessat tona. Nga qeveria, kuvendi e të tjerat që këto kërkesa ti marrin parasysh. Draft-statuti, asetet e Trepçës i kanë përjashtuar nga ligji”, theksoi Sadiku.

“Trepça është e jona”, “Turp”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.

LIVE: Protestojnë minatorët e Trepçës

Publiée par lajmi.net sur Jeudi 5 juillet 2018

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400