Mirësevini në qytetin më të shëmtuar në botë, ndodhet në zemër të Evropës (Video)

11:09 / E martë, 06 Shkurt 2018

 

Gjatë viteve 1990, ky vend njihej për përqindjen e lartë të dhunës, krimit dhe varfërisë.

Në vitin 2008, qyteti i Charleroi në Belgjikë u shpall nga disa gazeta holandeze, si qyteti më i shëmtuar në botë, transmeton InfoPress.

Gjatë viteve 1990, ky vend njihej për përqindjen e lartë të dhunës, krimit dhe varfërisë.

Nicolas Buissart, një artist dhe udhërrëfyes i turizmit, pas artikujve në gazeta mendote se mbase këta njerëz kishin këtë perceptim, sepse nuk e njihnin aq sa duhet qytetin.

Megjithatë, pas kësaj, publiciteti vetëm sa vinte e shtohej. Mediat e shumta filluan të shkruajnë se ky qytet është vendi më depresiv në Evropë dhe më pas është shpallur zyrtarisht qyteti më shëmtuar në botë.

Nikolas thekson se këta artikuj kanë tërhequr një numër të madh turistësh, të cilët personalisht dëshironin të bindeshin për atë që mediat shkruanin në lidhje me këtë vend.

Gjatë 10 viteve të fundit, Nicholas ua tregon qytetin turisëve, dhe shumicën prej tyre i çon në vendet më pak të njohura.
Megjithatë, pas shkrimeve të shumta të mediave, ky qytet përjetoi një ringjallje, kur autoritetet e qytetit vendosën ta rregullojnë atë disi.

Qëllimi ishte të bëhej një vend i këndshëm për turistët dhe popullatën lokale.

Nga qyteti i fabtazmave si e thërrasin banorët e tij, është bërë një qytet që ka filluar të evoluojë dhe do të vazhdojë në atë drejtim dhe në 10 vitet e ardhshme. /InfoPress

Shikoni videon:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400