Momenti historik, kur Edi Rama i thotë në sy Vuçiçit, Kosova është e pavarur! Shikone reagimin e Vuçiçit!

11:39 / E hëne, 20 Nëntor 2017

 

Në zemër të Serbisë, në pallatin qeveritar në Beograd kryeministri shqiptar Edi Rama ka prekur një çështje jo pak të ndjeshme për Serbinë , “Kosovën”!, shkruan Gazeta InfoPress.

Duke dalë nga parashikimet e homologut Vuçiç, Rama kërkoi në gjuhën shqipe, prerë dhe qartë, njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një realitet tashmë të pamohueshëm.

Në vizitën historike të kryeministrit shqiptar në Serbi, pas asaj të 7 dekadave më parë të Enver Hoxhës, Kosova është bërë shkak për deklarata të forta dhe debati të drejtpërdrejtë mes kryeministrit shqiptar dhe atij serb gjatë konferencës së përbashkët për media mbajtur në Pallatin “Serbia”, pas një takimi 50 minuta kokë më kokë në rezidencën e Aleksandër Vuçiç, takim i cili gjithashtu tejkaloi parashikimet, pasi sipas axhendës duhej të ishte vetëm 20 minuta, transmeton Gazeta InfoPress.

Rama tha se Kosova është e pavarur dhe se ky është një realitet i patjetërsueshëm. Kjo deklaratë jashtë axhendës së parashikuar mes dy liderëve, është konsideruar provokim nga kryeministri Vuçiç, i cili nuk e ka fshehur dot nervozizmin duke e cilësuar një poshtërim në mes të Beogradit të cilin nuk do ta lejonte. Dhe në mënyrë demonstrative, duke nënqeshur hoqi kufjen e përkthimit menjëherë pasi kreu i qeverisë shqiptare përmendi në fjalën e tij çështjen e njohjes së Kosovës.

Vuçiç e konsideroi këtë, ndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme duke ripërsëritur qëndrimin se: Kosova është pjesë e Serbisë. Finalizimi i këtij tensioni ishte edhe largimi pa një shtrëngim duarsh dhe shkelje protokolli teksa Rama-Vuçiç nuk u përshëndetën, madje “mikun” në shtëpinë e tij, Vuçiç e la të fundit, duke u larguar vetë i pari në përfundim të konferencës. N.Sh. Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400