Momenti historik: Kur presidenti Bush njoftoi popullin amerikan për njohjen e Kosovës shtet (Video)

14:52 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës padyshim që ishte  dhe do të mbetet një ndër ditët më historike të shtetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.

Shpallja e pavarësisë solli edhe përkrahjen e miqve të vendit tonë të cilët e dëshmuan këtë me njohjen e Kosovës  shtet.

Ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovën ishin Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

Pa dyshim që këtu  më e rëndësishmja ishte njohja nga shteti mik i Kosovës i cili ndihmoi vendin tonë në rrugëtimin e gjatë dhe plot sfida drejt pavarësisë, transmeton InfoPress.

Presidenti i atëhershëm amerikan George W.Bush njoftoi në një konferencë për media popullin amerikan për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, duke thënë se kjo ishte lëvizja e duhur historike për të sjellë paqe në Ballkan.

Shikoni videon:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400