Ndiqeni live operacionin e shpëtimit: Nxirret fëmija i pestë nga shpella në Tajlandë(Video)

13:13 / E hëne, 09 Korrik 2018

Dje u nxorën nga shpella katër djem. Por misioni i ndalua gjatë natës, për të vazhduar përsëri të hënën rreth orës 11:00.

Nxirret djali i pestë nga shpella në Tajlandë

Sot është nxjerrë djali i pestë, këtë e ka konfirmuar një zyrtar i Royal Navy të Tajlandës.

Punëtorët e shpëtimit janë parë duke mbajtur një person në një barelë larg kompleksit të shpellës dhe në një ambulancë të pritjes të hënën, disa orë pasi misioni i shpëtimit hyri ditën e tij të dytë, raporton Daily Mail.

Shpëtimi është i ndërlikuar nga seksionet në shpellë që përfshijnë zhytjen, ndonjëherë edhe hapësira është e kufizuar.

Shefi i misionit të shpëtimit Narongsak Osottanakorn tha se përpjekjet për të nxjerrë fëmijët e tjerë dhe trajnerin e tyre, po vazhdojnë.

“Pritet të përfundojë deri në orën 21:00. Gjithashtu sot kemi angazhuar më shumë personel se sa të dielën”, tha ai.

Emrat e djemve të shpëtuar nuk janë liruar nga respekti për familjet, djemtë e të cilëve ende janë brenda dhe nuk janë bashkuar me familjet e tyre, shtoi shefi i misionit.

Ai tha se kontaktet fizike me të dashurit do të shmangeshin deri sa të kalonte rreziku i infektimit, megjithëse mund të lejohej kontakti me anë të xhamit ose në distancë

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400