Në këtë video presidenti Rugova shihet në një gjendje shumë të keqe

11:25 / E enjte, 08 Shkurt 2018

 

Më 6 shkurt 1999, në Francë ishte mbajtur Konferenca e Rambujesë.

Delegacioni i Kosovës përfaqësohej nga ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Skender Hyseni, nga përfaqësuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla dhe personalitete të tjera intelektuale të kohës.

Kur tashmë janë mbushur 19 vite, në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet se derisa Hashim Thaçi, Rexhep Qosja e Veton Surroi, jepnin si duket disa detaje, Presidenti Rugova ishte në mendime të thella për të ardhmen e Kosovës.

Këtë video e ka shpërndarë edhe ish deputeti i LDK-së, Gani Geci.

“Shiqojeni me vemendje këtë video dhe mund ta kuptoni situaten politiko ushtarake tash e 19 vjet ma pare dhe tani”, thuhet në përshkrimin e Gecit.

Kujtojmë, se Rugova ishte kundërshtuar fortë nga kjo treshe, por pas luftës në Kosovë, presidenti Rugova kishte arritur që t’i fitojë të gjitha zgjedhjet që ishin mbajtur në Kosovë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400