Në një liqen në Turqi zbulohen rrënojat e një prej mbretërive më të fuqishme (Video)

08:52 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Një ekip hulumtuesish turq zbuluan mbetjet në Liqenin Van të Kalasë së Urartës, që besohet të jetë rreth 3.000 vjet e vjetër.

Hulumtimi u udhëhoq nga Universiteti Van Yuzunku Yil me mbështetjen e qeverisë lokale të Provincës Bitlis, transmeton InfoPress.

Arkeologët që gjetën rrënojat nën ujë, zbulojnë se ato datojnë nga koha e Epokës së Hekurit të Urartut, e cila më së shpeshti njihet si Mbretëria e Van.

Bëhet fjalë për periudhën nga shekulli i shtatë deri në shekullin e tetë, sipas mediave turke.

Liqeni Van ndodhet në rajonin e Anadollit lindor pranë kufirit me Iranin dhe ka një histori prej 6,000 vjetësh. Besohet të jetë formuar në një krater që u ngrit pas shpërthimit vullkanik të malit Nemrut.

Niveli aktual i ujit të liqenit është rreth 150 metra më i lartë se sa ishte gjatë epokës së qytetërimit Ururtu.

Popujt u vendosën rreth liqenit ndërsa niveli i ujit ishte më i ulët, ndërkohë që pasi filloi të rritej, ata duhej të largoheshin nga zona.

Autoritetet turke shpresojnë se një zbulim i ri nënujor do të tërheqë mijëra turistë dhe zhytës për shkak të domethënies së saj historike. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400