Pamje që nuk harrohen, shikoni çfarë i bëri shqiptari ushtarit britanik që solli lirinë më 1999 (Video)

13:37 / E premte, 09 Shkurt 2018

 

Lufta e Kosovës ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek secili që e ka përjetuar atë. Por pas mbarimit të saj dhe kthimit të gjithë atyre që mbijetuan, menjëherë u vendosën edhe trupat e KFOR-it në vend.

Pamjet e publikuara shfaqin momentin se si u pritën atëkohë, pra në vitin 1999, ushtarët britanikë në kryeqytetin e Prishtinës.

Si shenjë falënderimi për lirin që ua sollën, prishtinasit, fëmijë e të mëdhenj shprehen gëzimin dhe lumturinë që po e ndjenin pas lirisë së fituar.

Njëri prej tyre u ulë dhe ia puthi çizmen ushtarit britanik për lirinë që ata e sollën më 1999.

Madje mikpritja e tyre nuk ndalej vetëm me kaq. Në këto pamje shihet se si gratë në atë kohë i shërbenin ushtarët me çaj rusi, një mënyrë kjo për t’ua kthyer atyre nderin dhe sakrificën që e bën për ta mbrojtur popullin kosovar nga gjenocidi i kohës së Millosheviqit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400