Pamje të rralla: Eksperti serb për çështjet e Ballkanit puth flamurin shqiptar

14:16 / E shtunë, 06 Janar 2018

 

Pamjet të cilat shfaqen në këtë video, të ofrojnë një ndjenjë krenarie, por kjo ndjenjë bëhet edhe më e zëshme kur një shtetas serb puth flamurin shqiptar. Janë të rralla këto pamje, por ajo çfarë të sjell një interes të shtuar, lidhet me faktin se si një profesor e ekspert për çështjet e Ballkanit, shpreh urimet e tij për festën e flamurit.
Bëhet fjalë për Miroljub Petrovic, i cili përmes një video-je, ka uruar festën e flamurit, festë kjo të cilën e quan festë serbe, pasi sipas tij, flamuri shqiptar është flamur i heroit të madh, Skenderbeut, të cilin ai e quan serb. Profesori serb thotë më tej se Skenderbeu është stërgjyshi i tij.

“Në vendet serbe, që aktualisht janë nën okupim, pra në Epir që sot e quajnë Shqipëri, pastaj Kosovë dhe në disa komuna në Serbinë qendrore është shënuar Dita e Flamurit, do të thotë bëhet fjalë për një festë serbe, sepse flamuri që ka valuar në këto toka serbe është flamuri i heroit më të madh të shekullit 15, stërgjyshit tim, Gjergj Kastrioti”, thotë ai.

Më tej ai thotë se flamur të njëjtë kishin edhe Nemanjiqët, me shqiponjë dy krerëshe, me prapavijë të kuqe që është simbol i gjakut, betejave dhe luftës për liri.

Në fund ai mbyll mesazhin e tij duke puthur flamurin shqiptar, e apeluar edhe ndaj serbëve të tjerë që ta bëjnë këtë gjest.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400