Pamje të rralla në kohën kur po ndërtohej kisha serbe në oborrin e UP-së

12:23 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Kisha ortodokse serbe “Sveti Nikolla” shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për shkak se është e ndërtuar brenda një oborri universitar.

E mbi të gjitha ajo u ndërtua në kohën kur Kosova ishte e okopuar në mënyrë klasike nga Serbia

Ajo nisi të ndërtohej nga fundi i vitit 1992. Gjatë asaj kohe serbët kishin pushtetin absolut dhe me lehësi ata morrën tokën e Universitetit për të ndërtuar kishën, që kishin si qëllim serbizimin e plotë të Kosovës.

Madje në gurthemelin e kësaj kishe ishte edhe krimineli në luftrat e ish-Jugosllavisë Zheljko Razhnjatoviq – Arkan.

Në vitin 2004 është bërë përpjekje që prona t’i kthehet Universitetit të Prishtinës, mirëpo edhe pse u votua ai vendim u shfuqizua nga një përfaqueses ndërkombëtar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400