Pamje të rralla nga dita kur u vra Enver Maloku (Video)

11:21 / E enjte, 11 Janar 2018

 

Më shumë se një mijë shqiptarë u mblodhën  19 vite më parë në oborrin jashtë xhamisë së fshatit në Bradash për të varrosur kreun e Qendrës Informative të Kosovës, Enver Maloku  i cili  u vra më 11 janar 1999.

Ata u mblodhën për t’i thënë  lamtumirë gazetarit dhe veprimtarit të shquar, vrasja e të cilit e të cilit shokoi popullin shqiptar, shkruan VideoPress.

Duke pasur parasysh të gjitha vlerat që ai posedonte, përcjellja e tij për në banesën e fundit u ndoq  edhe nga shumë media të huaja, ndër të cilat ishte edhe Agjencia e Lajmeve Associated Press e cila  sjell pamjet në vazhdim.

Pas ceremonisë , trupi i Malokut  i mbështjellë me flamurin shqiptar  mes lotësh u çua tek varrezat lokale.

Maloku u bë i njohur në mesin e shqiptarëve  gjatë viteve 1980, kur punoi për stacionin televiziv lokal.

Më vonë, ai la gazetarinë për të hyrë në politikë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400