Pamjet rrënqethëse kur një fëmijë po mbytej në pishinë, çfarë ndodhi më pas

09:59 / E premte, 06 Korrik 2018

Një video tregon momentin kur një djalë gati sa nuk mbytet në një pishinë duke mos pasur askënd që t’i ndihmojë aty afër, por një roje kërcen dhe e shpëton atë.

Djali shihet duke provuar dëshpërimisht për të qëndruar mbi ujë, transmeton gazetametro.net

Por ai vazhdon të zhytet derisa fëmijët e tjerë shijojnë kohën e tyre në pishinë.

Fatmirësisht, një roje e cila po qëndronte në anën tjetër e sheh djaloshin dhe kërcen në ujë.

Ajo noton me shpejtësi në drejtim të fëmijës dhe e kap atë me duar.

Video përfundon me djalin e shpëtuar por nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim ose nëse ka qenë me dikë tjetër.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400