Putin po përgatitet për ‘luftën’ për Arktikun, dërgon qindra ushtarë dhe tanke (Video)

15:55 / E enjte, 11 Janar 2018

 

Gjeneralët sovjetikë dhe rusë i konsideronin se nga veriu  i mbron natyra, ajsbergët e ftohtë dhe të mëdhenj, kështu që rusët tërhoqën ushtrinë e tyre nga rajoni në fillim të viteve 1990.

Megjithatë, për shkak të rëndësisë gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Arktikut, Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi kthimin e tij në pushtet në Polin e Veriut, shrkuan VideoPress.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Rusia ka zhvilluar intensivisht infrastrukturën ushtarake në atë rajon.

Një nga prioritetet e Forcave të Armatosura të Rusisë në periudhën e ardhshme është zhvillimi i infrastrukturës ushtarake në Arktik dhe në kufijtë perëndimorë të Rusisë, shkruajnë mediat ruse. Gjatë pesë viteve të fundit, rusët ndërtuan 425 objekte ushtarake, që arritën në 700 mijë metra katror, ​​në Arktik.

Bazat ushtarake sovjetike janë duke u rindërtuar në mënyrë aktive dhe janë ndërtuar të reja, ndërtohen dhe rindrohen aeroportet dhe portet, po ndërtohen qytete ushtarake, po zhvillohet infrastruktura e transportit, po përdoren armë dhe teknika të reja arktike.

Për luftëra në temperatura shumë të ulta, nevojitet një teknikë pa ngrirje, kështu që Rusia prodhoi armë dhe teknika të posaçme për kushte ekstreme, si dhe uniforma për temperatura minus 60 gradë Celsius.

Rusia është sot i vetmi vend në botë që ka baza ushtarake në Arktik. “Trollii  Arktikut” është baza më veriore e mbrojtjes ajrore, dhe quhet “Mrekullia e Putinit”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400