Rrëfehet Shefqet Dibrani: Tregon përçarjen e LDK-së dhe mos pagesat e udhëtimeve të Rugovës nga Bukoshi

15:23 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zvicër, Shefqet Dibrani në emisionin “Pa Rrotlla” ka folur për Qeverinë Bukoshi, i cili ka nxjerrë disa informacione të reja në lidhje me relacionet mes ish-kryeministrit Bukoshi dhe strukturave të LDK-së atë kohë, veçanërisht për marrëdhëniet mes Bukoshit dhe Rugovës.

Dibrani ka theksuar se  Bukoshi ka qenë njëfarë “opozite” brenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Milaim Zeka  ai ka treguar se ka patur plot raste që ish-kryeministri Bukoshi nuk ka financuar biletat apo qëndrimet e Ibrhaim Rugovës në hotele.

“Kjo është më se e vërtetë. Tri herë në Zvicër ka ndodhë kjo, katër here në Gjermani dhe vende të tjera. Bizneset dhe biznesmenët e ndryshëm janë solidarizuar, duke i’a mundësuar Rugovës udhëtimet. Dhe këto  udhëtime janë penguar kryesisht kur ka shkuar për Amerikë.”, ka nënvizuar Dibrani gjatë një interviste dhënë për emisionin “Pa Rrotlla”.

Ai ka treguar se si dolën në skenë personalitete të reja të cilat i dhanë një krisje kësaj partie.

Dibrani flet gjithashtu edhe për organizimin e Levizjes Popullore të Kosovës dhe disa veprimtarive te tjera.

Në emision trajtohen disa problematika si dhe dalin në pah disa informacione të reja në lidhje me relacionet mes ish-kryeministrit Bukoshi dhe strukturave të LDK-së në atë kohë, veçanërisht për marrëdhëniet mes Bukoshit dhe Rugovës.

Shefqet Dibrani ka theksuar se Bukoshi ka qenë një“opozitë”kundër Ibrahim Rugovës dhe me të janë lidhur të gjitha institucionet shtetërore, duke tkurrur gjithashtu edhe buxhetin e këtyre institucioneve.

I pyetyr nga gazetari Milaim Zeka në lidhje me këtë qeveri se ne disa raste Bukoshi nuk ja ka paguar biletat Ibrahim Rugovës në udhëtimet që ka kryer jashtë shtetit, Dibrani është përgjigjur se kjo gjë ka ndodhur shumë herë dhe nje rast i tillë ka ndodhur kur Rugova në atë kohë ka udhëtuar drejt Amerikës dhe Bukoshi nuk ka marë përsipër asnjë nga shpenzimet e udhëtimit.

Ai ka treguar se ka patur plot raste që ish-kryeministri Bukoshi nuk ka financuar biletat apo qëndrimet e Ibrhaim Rugovës në hotele.

“Kjo është më se e vërtetë. Tri herë në Zvicër ka ndodhë kjo, katër herë në Gjermani dhe vende të tjera. Bizneset dhe biznesmenët e ndryshëm janë solidarizuar, duke ia mundësuar Rugovës udhëtimet. Dhe këto udhëtime janë penguar kryesisht kur ka shkuar për Amerikë.”

Shefqet Dibrani ka folur gjithashtu edhe për publikimin e librit të tij të cilin e ka shkruar në kohën kur është zgjedhur president i kosovës Fatmir Sejdiu i cili mori shkas për ta shkruar, nga një letër e këshilltarit Ibrahim Berisha, Ai ka dashur ta bej publike atë letër por nuk u bë e mundur.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400