Rrëfimi i njeriut që e stërviti Adem Jasharin(Video)

22:34 / E enjte, 05 Prill 2018

 

Vështirë të gjendet një shqiptar që nuk i njeh të bëmat e Adem Jasharit, por gjithashtu është e vështirë të gjendet një i dytë që mund të thotë se e ndihmojë komandantin legjendar të aftësohej për ta bërë luftën heroike në Kosovë.

Këtë fat e kishte Ylli Mici, ushtaraku tashmë i pensionuar nga Shqipëria.

Ai kishte ushtruar grupin nga Kosova – mes tyre Adem Jasharin.

Në një tregim të tij krejt unik për Info Magazine të Klan Kosovës të vitit 2013, Mici kishte treguar detaje të stërvitjeve të grupit – e mes tyre edhe të Adem Jasharit, i cili, thotë Mici, binde në sy edhe për shkak të pamjes edhe për shkak të aftësive të tij.
Përveç aftësive fizike, Mici ishte impresionuar edhe nga dashuria e madhe që ushtari nga Kosova kishte treguar për Shqipërinë dhe uniformën e ushtrisë shqiptare.

Ndiqeni një pjesë të shkurtër të tregimit mbresëlënës të Ylli Micit për Adem Jasharin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400