Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit në masakrën e Izbicës(Video)

20:27 / E premte, 06 Prill 2018

 

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skenderajt.

Nga kjo masakër ku sot po shënohet 19-vjetori, kishte shpëtuar Milazim Hetemi.

Vetëm pak ditë pas masakrës, Hetemi kishte rrëfyer për mediet e huaja tmerrin e kësaj masakre në këtë fshat të Drenicës.

Ai kishte treguar se si serbët kishin mbledhur meshkujt e fshatit duke i dërguar në një kodër e më pas i kishin vrarë, ndërsa Hetemi kishte shpëtuar duke rënë mbi trupat e të vrarëve e duke u shtirë si i vdekur, transmeton Magazina.al.
I mbijetuari i masakrës kishte thënë se zoti e shpëtoi për të dëshmuar tmerrin dhe krimet që serbët bën mbi popullatën shqiptare.

Për më shumë ndiqni rrëfimin:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400