Shokon ish- agjenti i CIA-s: Amerika harxhoi milionat për ta shkatërruar Jugosllavinë, Kosovën e mori për… (Video)

10:29 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Robert Baer, është një ish oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administrataës së Bill Clinton dhe George W. Bush.

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë.

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën” rrëfen ai, transmeton InfoPress.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”, thotë Baer.

Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje.

“Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”, ka thënë Baer. Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë.

I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale! Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”

Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika? “Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”, rrëfen ai. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400