Shqiptarët nuk i ndahen alkoolit, arrestime dhe gjoba për shoferët(Video)

11:11 / E hëne, 09 Korrik 2018

Në vijim të kontrolleve policore sipas “Operacioneve Tispol” Korrik 2018, përgjatë fundjavës në kryeqytet pasuan operacionin e dytë për këtë javë.

Pas atij të realizuar në fillim jave, me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë si jashtë dhe brenda qendrave të banuara, nivelin e përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, maturimet e detyrimeve administrative të pashlyera si dhe garat me shpejtësi në disa zona të caktuara të kryeqytetit.

Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë: arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët: 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 shtetas për drejtim mjeti të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë 68 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat: 27 për shpejtësi tej normave të lejuara, 30 për pije alkoolike, 7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar.

12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400