Si i prenë komunistët flokët Ibrahim Rugovës kur vizitoi Shqipërinë (Video)

18:16 / E shtunë, 05 Maj 2018

 

Gazetari dhe filozofi Blerim Shala ka treguar për kohën kur ish-presidentit Ibrahim Rugova i ishin prerë flokët për shkak se kishte vizituar Shqipërinë komuniste.

Thotë se qysh në vitin 1988 Ibrahim Rugova ka qenë kundër Shqipërisë komuniste.

Ka qenë anti komunist në shpirt. Ka qenë pro perëndimor, pro amerikan me bindje. Me qenë kundërshtar i Shqipërisë komuniste më 1988 ka qenë fenomen”, tha Shala në emisionin Tête-à-Tête me Berat Buzhalën në T7.

Ai tregoi një ngjarje që i kishte ndodhur Rugovës në vitet e 70’ta në aeroportin e Shqipërisë, kur kishte shkuar si profesor në Shqipëri.

“M’tha: M’i kanë pre flokët në Rinas kur kam shku në vizitë dhe ma kanë marrë Rilindjen”, shpjegoi Shala.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400