Takimet e rëndësishme të krerëve të vendit /VIDEO

21:13 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Takimet Thaçi-Medvedev dhe Haradinaj-Merkel, në Prishtinë po vlerësohen si takime që forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Takimi me kancelaren gjermane po vlerësohet si mundësi e përfshirjes direkte të Gjermanisë në fazën finale të dialogut me Serbinë.

Analistë e profesorë të së drejtës ndërkombëtare kanë analizuar gjerë e gjatë takimet e krerëve të shtetit, në dy ditët e fundit dhe ndikimet që mund të kenë këto takime në raportet Kosovë-Serbi për fazën finale të dialogut mes dy vendeve.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte takuar kryeministrin rus Dmitry Medvedev, ndërsa kryeministri Ramush Haradinja kancelaren  gjermane Angela Merkel.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400