Takimi i Rugovës me presidentin serb në Prishtinë më 1999, NATO thoshte se ai është bërë i burgosur jugosllav

13:15 / E martë, 09 Janar 2018

 

Presidenti i ndjerë i Kosovës,  Ibrahim Rugova  në vitin  1999 mori pjesë në një takim dy-ditor me presidentin e Serbisë, Milan Milutinoviq në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, takim ky që zgjoi reagime të shumta.

Pas bisedimeve, Milutinoviq u tha gazetarëve serbë  se ai dhe Rugova kishin nënshkruar një deklaratë të përbashkët mbi një qeveri të përkohshme për Kosovën, shkruan VideoPress.

Milutinoviq shtoi se ata ranë dakord për domosdoshmërinë e formimit të afërt të një Këshilli Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën, i cili do të kishte autoritetin e një qeverie derisa të arrihet një zgjidhje përfundimtare për të ardhmen e Kosovës.

Mirëpo në videon e publikuar nga AP në atë kohë thuhet se  burimet e NATO-s janë skeptikë rreth njoftimit, duke thënë se Rugova po merr pjesë në bisedime nën presion dhe se ai është në mënyrë efektive një i burgosur i autoriteteve jugosllave.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400